Dritat, uji, rrugët! Plani 360 gradë për Lezhën nga kandidati Viktor Tushaj

Viktor Tushaj po garon për një mandat si deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Tushaj kandidon në listën e hapur të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në qarkun e Lezhës. I ftuar në “Shqipëria Live”, Tushaj ka zbuluar dhe pikat kryesore të cilat do t’i ndërmarrë për të zhvilluar akoma dhe më shumë jo vetëm Lezhën por të gjithë vendin.

Si ndalohen ndërtimet, projekti

“Ne në politikat tona nuk kemi patur asnjëherë nevojë të shpikim rrotën. Mjafton të implementosh dhe adaptosh politikat e shteteve të tjera, vendeve fqinje, të cilat e kanë krijuar strategjinë urbane, energjitë e njerëzve që duan të ndërtojnë pafund, ti I kanalizon drejt një zhvilllimi të qëndrueshëm. Kjo nuk do të thotë ti lesh të ndërtojnë kuturu, por kjo nuk do të thotë mos të legalizosh objektet që ata kanë ndërtuar. Ne kemi arritur në një kolaps, i lejmë të ndërtojnë pastaj shkojnë për ti prishur. Fatkeqësi e madhe. I vetmi qëndrim është të legalizohen të gjitha dhe pastaj ato të cilat i bien ndesh strategjive të mëdha të zhvillimit, patjetër në kompromis por edhe duke i dëmshpërblyer mjaftueshëm finaciarisht por edhe psikologjike sepse ti prishësh dikujt shtëpinë dhe ti thuash nuk do ta marrësh është një tmerr”.

Agroturizmi?

“Po shkojmë tek qytetarët tek zonat, ajo qëtë vjen keq ështëshpopullimi, katastrofa që ka ndodhur në vendin tonë. Është e tmerrshme kur shikon zona të bukura të pabanuara, shkolla të ndërtuara që para 5-6 vitesh kanë qenë plot me nxënës. Nëse bëhet një rrugë të gjithë emigrantët që janë në Angli, Gjermani, Greqi janë të gatshëm që të kthen dhe të ndërtojnë. Të gjitha janë zona që kanë probleme me infrastukturën rrugore. Kanë nevojë edhe për shërbimet bazike. Mjafton që të bjerë një ditë apo 2 orë shi dhe zona të caktuara në Lezhë, Kurbin apo dhe në Mirditë mbeten pa energji elektrike. Të kujtohen pretimet marramendëse të qeverisë Rama dhe “Rilindjes” që reforma e energjisë elektrike do të sillte ndërtimin e 120 shkollave të reja. Përveç mbledhjes së detyrimeve, që patjetër që duhen bërë, nuk pamë asgjë tjetër. Arritën deri në atë pikë sa njerëzit edhe varnin veten. Një reformë shumë e ashpër. Qeveria është si një familje e madhe dhe ka për detyrë që banorët e saj të shohin qeverinë si një familje të madhe që i ndihmon. Vendin e ndërton energjia e njerëzve të zakonshëm. Janë miliona njerëz që duke përdorur energjitë e tyre, ndërtojnë vendin, nuk e ndërton dot një qeveri. Aq më tepër kur qeveria është e ashpër. Burg, burg. Nuk nxit.”

Në Shqipëri kur flitet për park industrial, është një ide që ju e keni hedhur? Çfarë lloj parku bëhet fjalë?

“Meraqet më të mëdha të mija, të parealizuata gjatë atyre viteve ishin pikërisht këto 2 projekte. Parku industrial dhe diferencimi i mbetjeve urbane. Kjo sepse unë mendoj që burimet natyrore po shkojnë drejt sosjes. Një ditë do të përfundojnë. Riciklimi i tyre është një gjë shumë e mirë. E para ul ndotjen dhe e dyta ndikon në industrinë e riciklimit. Nuk u përqafua nga qeveria se e kishte mendjen tek inceneratorët. Parku industrial është e dyta. Në Lezhë ka patur një zonë industriale që ka funksionuar edhe më parë, por ndërtimi i një parku në Veri të qytetit, në një zonë ku ishin 60 ha të disponueshëm, do të ishte një projekt i jashtëzakonshëm së pari për punësimin e njerëzve, për kualifikimin e tyre, për t’u dhënë një nxitje shkollave profesionale. Dhe unë kudo që shkoja në të gjitha vendet e Europës, jo vetëm merrja informacion por gjeta edhe gjithë financimin dhe mbështetjen. Sepse kishte kompani që ishin shumë të kualifikuara dhe kaq shumë mori udhë ky projekt sa shumë miq të mi, nisën që të interesoheshin dhe më thoshin: Kryetar kur të ndërtosh parkun industrial, do të lutesha që të na e rezeronit një vend. Janë ide që nuk i hodha në letër kuturu apo rastësisht. Isha i bindur që do të punësoheshin mbi 3000 vetë.  Unë me një gur do të vrisja 2 zogj, pasi Lezhës i mungonte një unazë. Përmes këtij parku do të ndërtoja edhe unazën e qytetit. Flasim edhe për Kurbinin dhe të gjitha zonat. Të gjitha zonat kanë potenciale të jashtëzakonshme për të kualifikuar njerëz në fusha dhe në sektorë të ndryshme”.

Si do i ndihmoni kompanitë që do të vendosin panele diellore?

“Shiko, pikërisht se i përkas atyre njerëzve që besojnë në ato projekte. Unë jam ndër të partët që kam besuar sepse panelet diellore i kam vendosur në shtëpinë time. E para sepse sensibilizojnë dhe më pas të japin mundësinë që të përfitosh. Të vish pas 30 e ca vitesh dhe të ankohesh për energjinë elektrike, apo për cilësinë e saj, të vjen me të vërtetë keq. Por jemi të detyruar që tashmë duhet që të bëjmë çdo gjë që pritshmëritë bazike të qytetarëve ne ti realizojmë. Edhe përmes projekteve dhe paneleve diellore, unë edhe si privat kam krijuar disa kompani në fushën  e energjive të rinovueshme. Edhe për shkak të eksperiencës që kam pasur si drejtor i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Shqipëri, potenciali që kemi për diellin dhe erën janë projekte shumë të mundshme për t’u realizuar. Por duhet që shteti të mos i bllokojë këto iniciativa. Nëse mungon autostrada e energjisë elektrike, linja e transmetimit nuk është në ato kapacitete që t’I mund ta hedhësh kur ta prodhosh. Qeveria nuk mund të thotë “jo” në këtë fashë nuk mund ta hedhësh. Çfarë të bëjë investitori?”

Guxoni të flisni për “Made in Albania”, çfarë mund të jenë këto?

“Së pari duhet që të fokusohemi tek prodhimet bujqësore. Tek ato që janë bazë për ushqimin e qytetarëve shqiptarë. Flas për Kurbinin, Mirditën dhe Lezhën. Të kesh ato fusha pjellore dhe të mos prodhosh ato asortimente që duhet dhe t’i blesh të importuara është e tmerrshme. Nëse nuk kemi mbështetje për bujqësinë, patjetër që do të braktiset. Të vjen turp që të bësh edhe ndonnjë video në fushat e Zadrimës apo Torovicës kur i shikon tokat e papunuara. Në Bari, edhe faqet e kanaleve janë të punuara. Kanë mbështetje për të punuar çdo cm tokë  sepse e kanë të garantuar shitjen  e prodhimit, dëshpërblimet, kanë mbështetje për farërat, naftën. Duke munguar kjo mbështetje, patjetër që jemi nëkëtë derexhe. Është një program që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kolapsi. Do të nxjerrë vetëm një sektor por të gjithë sepse janë të lidhur dhe të thurur me njëri-tjetrin”.

Çfarë ndjesie merrni kur përçoni këto premtime?

“Është fantastike. Ka një përqafim të ideve dhe programit tonë, por edhe të përfaqësuesëve të opozitës për Lezhën. Kudo që shkojmë pritemi me shumë kënaqësi. Na dëgjojnë deri në fund. Duke shpjeguar programin që ne kemi me ato detaje të vogla, unë ua them shkoqur, Shqipëria është Madhështore, mjafton që ne ta fusim në shinat e normalitetit. Një pension normal, as 200 euro nuk është normal, por është më mirë. Minimumi jetik, rroga normale, për t’u dhënë dinjitet këtyre njerëzve që të ndjehem të nevojshëm dhe të domosdoshëm për ta zhvilluar Shqipërinë. I kam ftuar të gjithë qytetarët se nëse një nga këto pika, sipas premtimeve që janë bërë, nëse nuk do të realizohen këto projekte, i ftoj qytetarët që të bllokojnë të gjithë rrugët e Shqipërisë nëse nuk realizohen këto premtime” tha Tushaj.