“Dritat nuk t’i jep Zoti, por OSHEE”/ Rama: Brenda 2030, energjinë do ta prodhojmë 100% vetë! Edhe lufta po të plasë, s’na ndikon
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asambletën socialiste të njësive të Tiranës, ku ka diskutuar për përmirësimin e sektorit të energjisë. Ai theksoi se, kur erdhën në qeveri, shumë njerëz në Shqipëri nuk kishin mundësi të paguanin energjinë dhe rrugët ishin plot me zhurmën e gjeneratorëve. Sipas tij, sot ka një ulje të përgjithshme të energjisë, dhe për herë të parë është arritur një ndryshim i rëndësishëm në sektor. Rama i kujtoi atyre që thonë se “Zoti ia dha dritat Shqipërisë” se dritat i jep OSHEE dhe jo Zoti.
Kryeministri theksoi marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se deri në vitin 2030 Shqipëria do të prodhojë energjinë e saj 100%, dhe energjia diellore do të arrijë mbi 30%. Ai gjithashtu shtoi se, edhe në rast të ndonjë lufte, Shqipëria do të jetë e pavarur në energji dhe madje do të eksportojë.