Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, seanca në GJKKO shtyhet për më 12 maj
- 18 April, 2025
Dritan Rexhepi, i njohur si “mbreti i kokainës”, ka refuzuar të dëshmojë gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Rexhepi, i cili dyshohet se ka porositur rrëmbimin e Prengës, ishte i pranishëm në sallën e gjyqit së bashku me të pandehurin tjetër Altin Hajri, si dhe me Aldo Majnishyen. Megjithatë, as Rexhepi dhe as Majnishja nuk pranuan të japin dëshmi për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik.
Për shkak të këtij refuzimi dhe mungesës së familjarëve të viktimës, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë, trupa gjykuese vendosi shtyrjen e seancës për më datë 12 maj. Gjykata gjithashtu do të përsërisë thirrjen për pjesëtarët e familjes Prenga që të paraqiten në seancën e ardhshme.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ