Dritan Dajti i drejtohet sërish Gjykatës së Elbasanit/ Kërkon lirimin nga burgu

Dritan Dajti i është drejtuar edhe njëherë  Gjykatës së Elbasanit, ku kërkon lirimin e tij nga burgu. Dajti përmes dy avokatëve pretendon se po mbahet me të padrejtë në burgun e Peqinit, pasi i ka mbaruar afati i burgimit prej 25 vjetësh të cilën e ka kryer. Dajti vuan dënimin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009, në Durrës.

‘Nisur nga argumentet, objeksionet dhe observimet e parashtruara, si dhe ne respekt e zbatim te Nenit 28/4 te Kushtetutes dhe Nenit 480 te K.Pr.Penale, ku respektivisht thuhet. Në  të  gjitha  rastet  e  tjera,  personi,  të  cilit  i  hiqet  liria  në  rrugë  jashtëgjyqësore,  mund  t’i  drejtohet në çdo kohë gjyqtarit, i cili vendos brenda 48 orëve për ligjshmërinë e kësaj mase; Në  fazën  e  ekzekutimit,  gjykata  është  kompetente  të  vendosë  për  shuarjen  e  veprës  penale pas dënimit, për shuarjen e dënimit, për dënimet plotësuese, për konfiskimin ose kthimin e sendeve të sekuestruara, si dhe për çdo rast të parashikuar me ligj; Kur vërtetohet shuarja e veprës penale ose të dënimit, gjykata e deklaron këtë edhe kryesisht, duke marrë masat përkatëse;

K  e  r  k  o  j  m  e  :

Pranimin e kerkeses.

  1. Konstatimi i heqjes se lirise me burgim ne rruge jashtegjyqesore dhe marrja e vendimit brenda 48 oreve per ligjshmerine e kesaj mase te marre nga I.E.V.P. Peqin ndaj shtetasit Dritan Dajti.
  2. Deklarimin kryesisht te shuarjes se denimit  me 25 vjet burgim, te shtetasit Dritan Dajti.
  3. Lirimin e menjehershem te shtetasit Dritan Dajti.

Peqin me 19 Gusht 2024.

Me Konsiderate

Dritan DAJTI

Av.Alban QAFA

Av.Alban KAPXHIU’, thuhet në kërkesën e avokatëve të Dritan Dajtit.