Drejtori i Policisë Ilir Proda urdhër për të kryer pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë: Vonesat ju ngarkon me përgjegjësi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda urdhër Departamentit për Shërbimet mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit:
“Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në PSh, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë ju ngarkon me përgjegjësi. Pra orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagese e prapambetur. Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt”.
Normativ i cili dalë në sistem ditën e premte, ndërsa pjesa e shpërblimit do të komunikohet nga Rama sot në konferencë.