Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mbledh strukturat e policisë në Vlorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur strukturat e policisë në qytetin bregdetar të Vlorës.

Mësohet se takimi ka zgjatur 2 orë dhe ka qenë një takim me dyer të mbyllura.

Bëhet me dije se qëllimi i këtij takimi ka të bëjë me luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme në hetim.