Drejtori i burgut të Drenovës shkarkohet nga detyra, ja kush e zëvendëson

Drejtori i burgut të Drenovës Altin Gusho është shkarkuar nga detyra që mbante prej 2 vitesh.

Gusho më herët ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.

Mësohet se vendin e tij e ka zënë Durim Toska i cili deri tani ka qenë në postin e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit.