Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose takim me ambasadorin austriak, fokus përmirësimi i trajtimit të të dënuarve

Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose zhvilloi një takim me Ambasadorin austriak, Guido de Sanctis ku në fokus ishte përforcimi i standardeve për trajtimin e të burgosurve.

POSTIMI I PLOTË:

Është kënaqësi që, pas takimit të frytshëm 🤝 me Ambasadorin Guido De Sanctis në Vjenë  🇦🇹 të rishiheshim sërish në Tiranë 🇦🇱 gjatë trajnimit të organizuar nga Prezenca e OSBE-së mbi zbatimin e Rregullave të Nelson Mandelës 📚. Ky trajnim, i zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve 🏢, ishte një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të standardeve ndërkombëtare 🌍 për trajtimin e të burgosurve.