Drejtori i AMP-së përfundon me sukses trajnimin mbi lidership-in në SHBA


Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani përfundoi me sukses trajnimin e mbajtur nga Departamenti Amerikan i Akademisë së Udhëheqjes së Sigurisë Kombëtare (DHSLA), Sesioni i 19-të, nga 22 Prill deri më 2 Maj 2024, ne Kampusin e Qendrës Federale të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC) në Glynco, Georgia.

Drejtori i Përgjithshëm është i pari funksionar ekzekutiv shqiptar i zbatimit të ligjit që ka ndjekur trajnimin e avancuar në Qendrën Federale të Trajnimit për Forcat Ligjzbatuese (Federal Law Enfforcment Trajning Center).

Programi u fokusua në disiplinat e zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe ndërveprimin e tyre me misionin dhe kulturën e zbatimit të ligjit si, aftësitë e lidershipit përmes të kuptuarit dhe përshtatjes me sjelljet njerëzore, aftësitë e komunikimit, ndërtimin e ekipit, menaxhimin e konfliktit, menaxhimin e burimeve njerëzore, përgjegjësitë ligjore, menaxhimin e stresit, diversitetin e vendit të punës, aftësitë e performancës, të folurit në publik dhe aftësitë e vendimmarrjes në situate.

Zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit me Programin ICITAP, si financues të këtij trajnimi, dëshmon vizionin e përbashkët mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi.