EMRI/ Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike si dhe kanosi policinë, arrestohet 40-vjeçari në Vorë

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga në Vorë pasi drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe ka kundërshtuar dhe kanosur policinë për shkak të detyrës. Sipas policisë shtetasi E.A., kishte ndaluar në mes të rrugë duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve. I pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës, drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.

Sipas policisë nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu mësohet se shtetasi Elton Andreica (Muça) ishte i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjithashtu të blutë bëjnë me dije se 40-vjeçari  posedonte në banesën e tij municion luftarak të cilat janë sekuestruar.

 

Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike si dhe kundërshtoi dhe kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. 40-vjeçari, i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sekuestrohet municion luftarak që 40 vjeçari i posedonte në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin automjetit duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës.

Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.

Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.A(M), 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale“, njofton policia.