Makina përplaset me shtyllat e ndriçimit në rrugën e Unazës, plagosen dy persona
- 19 January, 2025
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Unazës, ku një automjet tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllat e ndriçimit për pasojë janë plagosur dy persona të cilët janë dërguar menjëherë në spital me plagë.
Ndërkaq sipas policisë mësohet se është bërë testi i alkoolit për drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.
Vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ