Drejtonte automjetin i dehur dhe përplasi për vdekje 71-vjeçarin, arrestohet i riu në Përmet

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi duke drejtuar automjetin përplasi për vdekje një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.

Sipas policisë shtetasi D.B., 36 vjeç ishte në gjendje të dehur teksa drejtonte automjetin që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.