Drejtoi qytetin në periudhën më të vështirë, ndërron jetë ish-kryebashkiaku, Robert Kotmilo

Ndërron jetë në moshën 83- vjeçare ish- kryetari i Bashkisë së Korçës, Robert Kotmilo.

Ai shërbeu si i tillë në periudhën më të errët të Shqipërisë në vitin 1997 (1996-200). Kotmilo edhe duke qenë kryetar i bashkisë më të madhe në juglindje të vendit.

Ai ka ndërruar jetë i vetëm në banesën e tij në kushte shumë të vështira ekonomike, madje për të janë kujdesur organizata humanitare dhe në mënyrë të veçantë Mitropolia e Korçës.

Robert Kotmilo për aq kohë sa shërbeu si kryebashkiak për të gjithë korçarët dhe jo vetëm mbetet një prej intelektualëve më të zotë që ka pasur bashkia e Korçës.

Ai do të mbahet mend edhe për menaxhimin që i bëri situatës me shtetasit kosovarë që kaluan disa muaj në qytetin e Korçës.

Ndërsa do të kujtohet si një intelektual, njeri fjalë pak, punë shumë dhe i pa korruptuar.