Drejtimi i BKH-së, kandidatët kualifikohen për fazën tjetër – ja data kur duhet të paraqiten në SPAK

Gara për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka hyrë në një fazë të re. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka njoftuar se shtatë kandidatët e kualifikuar duhet të paraqiten më 22 korrik, ora 09:00, në ambientet qendrore të SPAK për të vijuar fazën e testimit me ese.

Fillimisht për këtë pozicion aplikuan 13 kandidatë, por pas verifikimeve të fazës së parë, 6 prej tyre janë skualifikuar, ndërsa vetëm 7 kanë kaluar në raundin tjetër të konkurrimit.

Kandidatët e kualifikuar janë:

-Andi Pogaçe

-Artur Beu

-Elton Kërluku

-Gentian Ndoi

-Gentjan Shehaj

-Gledis Nano

-Joni Keta

Të skualifikuarit janë:

-Astrit Halilaj

-Haki Çako

-Maoricio Sheldija

-Marinela Pilinçi

-Miklovan Kanani

-Nevrus Ndregjoni

Procesi i përzgjedhjes bazohet në nenin 148/dh të Kushtetutës dhe në ligjin për organizimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pas testimit me ese, kandidatët do t’i nënshtrohen edhe vlerësimeve të mëtejshme profesionale dhe analizës së integritetit.