“Drejt përfundimit sistemi i ujitjes në lumin Mat”, Rama: Mundëson vaditjen e 8,500 hektarë tokë bujqësore
Kryeministri Edi Rama njofton se po shkojnë drejt përfundimit punimet e dy projekteve të rëndësishme për marrjen e ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë.
Në një postim Rama shkruan se këto projekte sigurojnë ujitjen e mbi 8,500 hektarëve tokë bujqësore në bashkitë Kurbin dhe Lezhë.
“Përfundimi i punimeve për vënien në funksion të dy veprave të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, ku po finalizohet edhe procesi i kolaudimit të të gjithë rrjetit ujitës.
*Vepra e marrjes Mat-Kurbin mundëson ujitjen e 4,500 hektarëve tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Kurbin, ndërsa rrjeti ujitës Mat-Lezhë furnizon me ujë për vaditje rreth 4,000 hektarë tokë bujqësore në zonën e Bashkisë Lezhë”, shkruan Rama.