Sot në mbrëmje Kombëtarja e futbollit luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori. Sfida ndaj Çekisë në “Air Albania” mund të japë një dorë të madhe drejt Euro 2024. Broja nuk ia del. Silvinjo nuk e cilëson vendimtare ndërsa në fushë pritet të hedhë ata që morën barazimin në Pragë një muaj më parë.
Kombëtarja është gati. Kuqeiznjtë I kanë dhënë dje dorën e fundit në “Air Albania” përgatitjeve për sfidën ndaj Çekisë.
Një ndeshje shumë e rëndësishme që mund të rezultojë vendimtare për kualifikimin drejt Euro 2024. Armando Broja vijon me probleme dhe nuk ia del për të luiajtur sot qoftë edhe disa minuta ndërsa pjesa tjetër e grupit të lojtarëve është e gjitha në dispozizion të Sylvinhos.
Tekniku brazilian pritet që në fushë të hedhë heronjtë e Pragës me të vetmin ndryshim Ajetin në vend të Ismajlit që është I dëmtuar. Katërkëndorin do e mbrojë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti e MItaj. Asllani e Ramadani në mesfushë dhe pas shpinës së Cikalleshit do luajnë Bajrami, Seferi e Asani. Sylvinho Çekinë e cilëson shumë të rëndësishme por jo vendimtare.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ