Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me një tjetër problematikë të gjyqësorit.
Bëhet fjalë për gjykimin e dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë. Ambasada e SHBA në Tiranë duket e pakënaqur me punën e deritanishme në Gjykatën e Lartë, sa i përket përparimin në gjykim me dosjet e prapambetura.
“Në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte vetëm një gjyqtar nga 19 vende. Sot janë 16 anëtarë me vetëm tre vende të lira. Në korrik 2020, Gjykata e Lartë kishte një grumbullim prej rreth 35,000 çështjesh. Që nga prilli 2021, projekti i reduktimit i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura – dhe Gjykata e Lartë ka zgjidhur 5,200 prej tyre.
Duhet bërë më shumë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Këshillin e Lartë Gjyqësor në plotësimin e vendeve vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe të mbështesë përpjekjet më të mëdha për të reduktuar numrin e çështjeve të prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë.”– thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.