Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dënon me 4 vite burg avokatin Radovan Çela
U akuzua për korrupsion në dosjen e ‘Tayota Yaris’, GJKKO ka dënuar me 4 vite burg avokatin Radovan Çela.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çelës i zbritet dënimi në 2 vite e 8 muaj. Kujtojmë që pak ditë më parë për këtë dosje u dënua nga GJKKO edhe ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Ky i fundit u dënua me 4 vjet burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u caktua masa përfundimtare me 2 vjet e 8 muaj heqje liri.
Avokati Radovan Çela akuzohet për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.
Ndërsa sipas akuzës, Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.