Dosja “Partizani”/ Shtyhet sërish seanca paraprake, ja arsyeja dhe data e re

Seanca paraprake për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish. Seanca e sotme, e cila zgjati rreth 40 minuta, u ndërpre pasi një nga avokatët e të pandehurve kërkoi shtyrjen për shkak të një angazhimi tjetër profesional.

Gjatë kësaj seance, mbrojtja e Jamarbër Malltezit paraqiti disa prova shkresore, të cilat do të shqyrtohen në vijim. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 14 shkurt 2025.

Dosja “Partizani” lidhet me dyshime për abuzime me pronat në zonën e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dërgimin e çështjes për gjykim, ndërsa mbrojtja ka dorëzuar prova të reja për të kundërshtuar akuzat.