Dosja Partizani, shtyhet seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha

GJKKO ka shtyrë seancën paraprake për dosjen “Partizani”. Në seancë, mbrojtja e kryedemokratrit Sali Berisha ka parashtruar argumentat e saj se përse kjo dosje nuk mund t’i dërgohet Gjykatës për gjykim.

Seanca e radhës për dosjen Partizani është caktuar të mbahet në GJKKO më 20 janar.

Avokati Genc Gjokutaj u shpreh:

“Çështja e zotit Berisha nuk diskutohet çështja për gjykim të shkurtuar, ne shikojmë pushimin, s’është detyre jonë të shpjegojmë, kallëzimi është i rremë, çështja e pronës. Kontestimet tona ishin voluminoze, për të shpjeguar çdo detaj se kjo çështje s’duhet t’i shkojë gjykatës për gjykim” tha Gjokutaj.