Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e njohur si “Partizani”.
Seanca e radhës do të mnahet në datën 15 shtator.
Berisha, i cili është në masë sigurie “detyrim paraqitje”, përballet me akuza për shpërdorim detyre në lidhje me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.
Në dosjen gjyqësore janë të përfshirë edhe persona të tjerë, mes tyre dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ