Dosja “Partizani”, kalon në gjykim, Gjokutaj: GJKKO mori vendimin me urdhër të Ramës

Teksa sot GJKKO kaloi për gjykim çështjen Partizani ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, avokati i ish kryeministrit Genc Gjokutaj ka reaguar, në një prononcim për mediat deklaroi se vendimet e marra nga gjyqtarja Irena Gjoka janë të pavlefshme.
Gjithashtu ai shtoi se së bashku me Berishën nuk kanë kërkuar një shqyrtim të shkurtuar sepse mungon fakti penal ndërsa theksoi se çështja e gjykimit të shkurtuar është mbyllur në këtë seancë.

Të gjitha vendimet e marra prej Irena Gjokës janë të pavlefshme. Gjykata vendosi ta kalojë për gjykim çështjen. Dua të theksoj se kjo pavlefshmëri po mban prej 2 vitesh Malltezin në arrest shtepië. Rama përmes GJKKO e dërgoi çështjen në gjyq. Ky ishte vendimi i sotëm. Ishte citim dispozitash dhe nenesh, që janë për te studentët dhe jo për neve. Ne nuk këmi kërkuar gjykim të shkurtuar se mungon fakti penal. Kur konstastojmë akte të pavlefshme gjykimi i shkurtuar automatikisht është i rrëzuar. Kemi leximin tonë të ligjit. Çështja e gjykimit të shkurtuar është mbyllur në këtë seancë. Do të ecet me gjykim të zakonshëm”, tha Gjokutaj