Dosja “Partizani”, Berisha e Malltezi bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të shfuqizojë masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” në Gjykatën e Lartë.

Kjo gjykatë ka regjistruar rekursin kundër vendimit të Apelit të Posaçëm të 3 janarit, që caktoi ndaj tij masën e “detyrimit për paraqitje”.

Rekurs në Gjykatën e Lartë ka paraqitur edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut tē PD, i cili kërkon të shfuqizojë vendimin e Apelit të Posaçëm, që la të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij.