“Dosja është voluminoze, do ballafaqohemi në gjykatë” – Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Më akuzojnë për heqjen e mitrës…
Monika Kryemadhi ka dalë sot nga ambientet e SPAK, ku iu komunikuan zyrtarisht akuzat për çështjen CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.
Deputetja e Partisë së Lirisë ironizoi procesin, duke përmendur edhe një akuzë absurde për “heqjen e mitrës” në bashkëpunim me Ilir Metën.
Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama si “prokurorin e vërtetë” të çështjes dhe u shpreh se është e gatshme për përballje në gjykatë, ndërsa shtoi se dosja është “voluminoze” dhe do të nisë së shpejti ballafaqimi me drejtësinë.
Monika Kryemadhi: Unë e kam fajin për urdhër-arrestet që kanë ardhur nga Bari, që u vonuan 2 muaj. Sipas SPAK, për heqjen e mitrës, kam bashkëpunuar me Ilir Metën. Thanë se dosja është voluminoze, më thanë se fashikujt do m’i japin shpejt. Do nisim ballafaqimin në gjykatë. Filmi që luaj është artistik, quhet “Me fat”. Pak muhabet atje bëmë ne për zgjedhjet. Aty kryeprokuror i BKH është Edi Rama. Drejtësia e vërtetë është ajo hyjnore.