Dosja e SPAK/ Kryemadhi ndërhyri te Përmbarimi për të zhbllokuar Samir Manen
Një nga biznesmenët që përmendet më shumë në dosjen Meta-Kryemadhi, është Samir Mane.
Për të cilin, Monika, kërkoi ndjesë kur ia përmendi emrin para SPAK, e madje tha se për faj të saj i është “prishur terezia” edhe atij të fundit, duke përfunduar në dyert e Prokurorisë së Posaçme.
Por në fakt, herë pas here, del që iniciues dhe kërkues ka qenë vetë Samir Mane.
Madje në një pjesë të mesazheve të zbardhura, rezulton që Kryemadhi të ketë ndërhyrë deri tek përmbarimi, për të zhbllokuar Manen.
Ja çfarë thuhet në biseda:
Nga këqyrja e bisedave të zhvilluar në apliacionin “Whatsapp” rezulton se në datën 05 gusht, Monika Kryemadhi ka ndërhyrë në favor të Samir Mane me qëllim mbylljen e problemeve ligjore që Samir Mane ka patur me Zyrën e Përmbarimit Tiranë, konkretisht, përmbaruesin Saimir Xhuglini.
Në datë 05 gusht 2014 në orën 08:47 Samir Mane me llogari …. i shkruan Monika Kryemadhit :
Zamiri – Si je, ky Saimir Xhuglini është i juaji. Të përmbarimi. Mos Pyt!
(Monika)- Po. Ti them gjë?
Në datën 05 Gusht 2014, Monika identifikuar si “Mami Moma” përdoruese e numrit ****** i dërgon Elona Gurit sms në numrin e telefonit ******* ku i shkruan
“Ka një problem Zamiri me Xhuglinin, lidhu pak me Zamon.”
Në datën 05 Gusht 2014, Elona Guri i dërgon sms Monikës, ku i shkruan:
– Ja pezullova Zamos. Me Bert Pilon. Se Xhunglini është në Gjermani, paska maman shumë sëmurë. E pezullova deri në shtator sa të kthehen të gjithë nga leja. Dhe në shtator i kam lënë takim Zamos me Pilon. Që ta sqarojmë gjithë çështjen. Sa për info se e sqarova edhe Zamon.
Në deklarimin e tij, shtetasi Albert Pilo, deklaron ndër të tjera se nuk mbante mend të kishte urdhëruar pezullimin e ndonjë procedure përmbarimore për Samir Manen apo kompanitë në pronësi të tij, pasi nuk kishte kompetenca të bënte pezullim të procedurës. Gjithashtu deklaruesi sqaroi se nuk mbante mend që të ketë komunikuar me shtesasen Elona Guri, lidhur me ndonjë procedurë përmbarimore të shtetasit Samir Mane apo kompanive në pronësi të tij.
Në datën 6 tetor 2014, Samir Mane i shkruan Monika Kryemadhit se për 20 minuta takohen në Berlin.
Ndërkohë flasin edhe për ligjin në favor të Samir Mane.
Pjesë nga dosja:
Në datën 08 tetor 2014, ora 11:52, një ditë pasi është miratuar nen për nen projektligji “Për sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë” Samir Mane i ka dërguar Monikës një sms me këtë përmbajtje.
– Ne atë ditë folëm dhe ramë ok me Rimin, tani po më thonë që prap ka probleme. Nqs është problem, tërhiqem. Po thonë që ka ndërhy LSI për servitutat.
Monika i shkruan:- Po e rregulluam.
Në orën 13:09, Samiri i shkruan përsëri. – Kanë futur dhe punimet vertikale puset dmthtë marin komplet minierën” dhe pak më vonë i shkruan “E tërhoqën për rishqyrtim”
Në datën 07 tetor 2010, ditë që është bërë edhe miratimi i Komisionit e Veprimtarive Prodhuese i ndryshimeve të ligjit nr. 10304 të vitit 2010, Ardit Kaja i ka shkruajtur Monika Kryemadhit: – Çmimi i servitutit sipërfaqësor dhe nëntokësor të përcaktohet me udhëzim nga qeveria, kështu duhet të bëhet.
Vijon….