Dosja e SPAK/ Ahmetaj kontribuoi ti jepej Stela Gugalles incineratori i Elbasanit


Në dosjen e siguruar nga Replika.al SPAK akuzon Arben Ahmetaj se në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka kontribuar në dhënien e koncensionit për ndërtimin dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë shoqërsisë “Albtek Energy” me ortak të vetëm dhe administrator të shoqërisë Stela Gugallja.

Më 14.11.2014 është shprehur parimisht dakort për procedurën përzgjedhëse me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë Alb — Tek sh.p.k. për ndërtimin e impiantit të Elbasanit, thuhet në dosje.

“Megjithëse ka qenë në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare më 19.01.2016 Ahmetaj ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura” thuhet në dosje.

Jo vetëm kaq për  për ndërtimin e inceneratorit të Fierit më 22 prill 2025 Ahmetaj ka propozuar disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, për koncesionet dhe partneritetin publik privat me qëllimin e vetëm, përforcimin e rolit të tij dhe të Agjencisë së trajtimit të koncesioneve në varësi të tij në procedurat koncensionare.

Gjithashtu është propozuar dhe në vijim miratuar, që propozuesit të pakërkuar t’i jepej bonus, gjë e cila është arritur dhe është përdorur pikërisht në rastin e projektit koncensionar të Fierit, ku i është dhënë bonus, një shoqërie të lidhur me shtetasit Sokol Meqemeja (bashkëjetues i shtetases Sonila Goxhaj), Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Pjesë nga dosja që SPAK ka dorëzuar në kuvend më 7 korrik 2023

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, nga hetimet e kryera deri më tani, dyshohet se ka shtënë në dorë përfitimet e parregullta si më sipër, për shkak të sjelljes si funksionar si më poshtë vijon:

Në lidhje me procedurën me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet vartësit të tij, të ndjerit Zamir Stefani, ka kontribuar në dhënien e koncensionit, në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues, duke u zbatuar procedura e negocimit pa shpallje paraprake si dhe duke mos u zbatuar detyrimet e tjera të ngarkuara nga kuadri ligjor në fushën e koncensioneve, përgjatë procedurave të ndjekura nga anëtarët e komisionit të sipërcituar, pjesë e të cilit ka qenë edhe i ndjeri Zamir Stefani.

Me shkresën nr. 7975/1 prot datë 14.11.2014 është shprehur parimisht dakort, në lidhje me projekt vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues Ministrinë e Mjedisit, procedurën përzgjedhëse me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë Alb — Tek sh.p.k. në procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”. Kjo shprehje dakordësie vjen në kundërshtim me kuadrin ligjor në fushën e koncensioneve kur nuk mund të zbatohej procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Gjithashtu, në asnjë moment nuk ka ngritur shqetësimin, se cila ishte shoqëria propozuese, paaftësia e saj teknike, ekonomike për kryerjen e një vepre të tillë.

Në lidhj e me procedurën me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve’ urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, personi nën hetim Arben Ahmetaj , si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, paraprakisht ka ndërmarrë nisma ligjore ( me vendimin nr. 325 datë 22.04.2015 të nënshkruar nga vetë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shtetasi Arben Ahmetaj, janë propozumr disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, ndryshime këto të miratuara në datë 16. O7.2015) me qëllimin e vetëm, përforcimin e rolit të tij dhe të organeve në varësi të tij (Atrako), në procedurat koncensionare. Gjithashtu është propozuar dhe në vijim miratuar, që propozuesit të pakërkuar t’i jepej bonus, gjë e cila është arritur dhe është përdorur pikërisht në rastin e projektit koncensionar të Fierit, ku i është dhënë bonus, një shoqërie të lidhur me shtetasit Sokol Meqemeja (bashkëjetues i shtetases Sonila Goxhaj), Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, apo edhe me diskutimet e komisionit, siç edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi Ervin Mete i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Bllako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të Ministrisë së Financës.

Me shkresën nr. 429/1 prot datë 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligjore (me shkresën nr. 8026722 prot datë 28.01.2016, shtetasi Arben Ahmetaj, në pozicionin e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes paraqet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, projekt vendimin për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 575 datë 10.07. 2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension partneritet publik privat” të ndryshuar) në lidhje edhe me ndryshimin e VKM nr. 575 datë 10.07.2013, ne koherencë me ndryshimet e ligjit për koncensionet te propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i Ministrisë qe ai drejton dhe i Atrako.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot datë 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për projekt vendimin “Për miratimin e 10 (dhjetë)% të pikëve, që i jepet shoqërisë “Building & Green Energy” për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkuruese, për dhënien me koncesion, të ndërtimit dhe administrimin të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Këtë përgjigje e ka dhënë pikërisht në kohën kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. e shtetasit Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim në lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e saj finariciare apo teknike.

Baza Ligiore: Neni 73 i Kushtetutës se Republikes se Shqipërise,
Neni 288 i K.Pr.Penale,
neni 13, 118 iRregullores se Kuvendit te Republikes si Shqipërise
Objekti:
1. Dhënia e autorizimit nga Kuvendi i Republikes se Shqipèrise, pèr
• arrestimin/heqjen e lirise dhe
ushtrimin e kontrollit personal he te banes₴s se deputetit Arben
AHMETAJ
2. Shayrtimi i kêsaj kërkese, ne çdo procedure qù do t@ zhvillohet nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise, Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, te behet ne seance me dyer te mbyllura, për shkak te ruajjes se sekretit hetimor.
Dreituar:
Znj. Lindita NIKOLLA
KRYETARE E KUVENDIT TÊ REPUBLIKES SÈ SHQIPÈRISE
KUVENDIT TÉ REPUBLIKÊS SÈ SHQIPÈRISE
TIRANE
E Nderuar zni. Kryetare e Kuvendit!
Mbështetur në nenin 73 te Kushtetutes se Republikes se Shqipërise, nenin 288 te K.Pr.Penale, si dhe ne Rregulloren e Kuvendit te Republikes se Shqipërise, nenet 13 he 118, parashtrojme kërkesen per dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikes se Shaiperise, per arrestim in/hegien e lirise de ushtrimin e kontrollit personal he te baneses se deputetit:
Arben AHMETAJ, i biri i Nevruz de i Ferdane, datelindja 28.06.1969, lindur ne Gjirokaster, me n personal G90628061Q.
Ky shtetas, rezulton se ka marre cilesine e personit nën hetim, ne kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 t₴ vitit 2022, pasi dyshohet se ka kryer verat penale te:
“Refuzimi pèr deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private tê personave te zgjedhur dhe nepunesve publike ose i çdo personi tjeter ge ka detyrimin ligjor per deklarim”, vetëm dhe ne bashkëpunim, ne formen e deklarimit te rreme, dhe ne formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dyte, neni 25 i K.Penal,
“Korrupsionit pasiv te funksionarêve te larte shtetèrore ose te zgjedhurve vendore” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashte) here;
“Pastrimit te produkteve lè veprès penale ose veprimtarise kriminale”, ne bashkèpunim, me shume se nie here. parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyte i K.Penal;
Konkretisht nga aktet rezulton se:
Prokuroria e Posaçme Kunder Korrupsionit de Krimit te Organizuar Tiranë, ka registruar fillimisht procedimin penal nr. 277 te vitit 2020, për veprat penale te “Shperdorimi i detyres”, n₴ bashk@punim, “Korrupsioni pasiv i funksionarève te larte sheterore ose i te zgjedhurve vendore”, “Korrupsioni aktiv i funksionarève te larte shtetèrore ose i te zgjedhurve vendore*, n§ bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve te veprès penale apo i veprimtarise kriminale” nè bashk@punim, t@ parashikuara respektivisht nga nenet 248 e 25, 260, 245 dhe 25, 287 te K.Penal.
N₴ themel te hetimit te mësipërm, ka gene procedura e dhënies me koncension shogërise
“Albtek Energy” sh.p.k. për ndertimin dhe administrimin e impiantit te trajtimit te mbetjeve urbane te garkut te Elbasanit he prodhimin e energjise ne vitin 2014 si dhe zbatimi ne vijim i angazhimit t₴ marre persiper nga shogëria Albtek Energy sh.p.k.
Pas kryerjes se hetimeve ne kuadrin e procedimit penal nr. 277 te vitit 2020, rezulton se prokuroria ka kerkuar dergimin per giykim te disa te pandehurëve, e konkretisht shtetasve Lefter Koka. me detvre Minister Miedisi ne kohën e ndodhies se fakteve menale.