Dosja BABALE apo dosja që shenjoi historinë e DEMOKRACISË dhe OPOZITËS/ Nga publikimi i audio-përgjimeve, dëshmitë kontradiktore të Fredi Alizotit dhe Albert Veliut, e deri tek vendimi i sotëm për dënimin e Ervin Salianjit

Nga Aida TOPALLI
Një ditë më parë, Gjykata e Apelit, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Salianji u dënua me një vit burg, nën akuzën e “Kallëzim të rremë”, për dosjen e njohur si “Babalja”.

Një kalvar i gjatë me drejtësinë, nisur që në vitin 2018, kohë në të cilën, Partia Demokratike, publikoi dy audio përgjime, përmes të cilave, pretendohej se vëllai i Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ( apo i njohur ndryshe me emrin Geron), ishte përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Në datë 14 maj 2018, në një konferencë të mbajtur nga Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, thanë para publikut dhe gazetarëve se përgjimet ishin bërë përmes një stilolapsi-kamer, Albert Veliu ( i njohur ndryshe si Babalja), kunati i tij Alfred Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi, në prill të atij viti, në një lokal në qytetin e Vlorës.
Atëkohë, Partia Demokratike, pas publikimit të këtyre audio-përgjimeve, kërkoi largimin e menjëhershëm të ministrit të brendshëm, dhe e cilësuan atë të fundit, si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait, që edhe pse në kërkim nga shteti Italian, ku ishte dënuar me 4 vite burg, lëvizte i lirë në territorin e shtetit shqiptar.
Çështja u shoqërua me akuza dhe polemika të shumta në arenën politike e mediatike. Kryeministri Rama i konsideroi akuzat e ngritura dhe përgjimet e bëra, si një shpifje e prodhuar nga zyrat e selisë blu.
Ndërsa minsitri Xhafaj, do ta kalonte gjithë këtë akuzë, me një fjali që u shndërrua në memen e momentit
“ Çpunë kam unë se çbën vëllai im”.

Pa kaluar shumë kohë nga publikimi i këtyre audiopërgjimeve, Geron Xhafaj u dorëzua në shtetin Italian për të kryer dënimin që i takonte, ndërsa Minsitri Xhafaj do të largohej nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Por, audiopërgjimi i bërë public, duhet të kalonte në duart e Prokurorisë dhe Gjykatës, pasi kishim të bënim me një akuzë të rëndë. Përfshrirjen e vëllait të një prej ministrave më të rëndësishëm në vend, në trafikim të lëndëve narkotike.
Atëkohë çështja u nis të hetohej nga Prokuroria për Krime të Rënda ( sot SPAK), ndërsa audiopërgjimi u dërhua në shtetin anglez për ekspertim, nga ku erdhi edhe përgjigja se regjistrimi nuk ishte autentik ( pra nuk kishim të bënim me një audio origjinale, por të montuar).
Vendimit të ekspertizës iu shtua edhe dëshmia e Fredi Alizotit, i cili pranoi përpara hetuesve se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, kundrejt shumës së premtuar prej 200 mijë eurosh, nga deputeti me mbiemrin Salianji (Ervin Salianji).
Ndërsa kthimin në të penduar të drejtësisë, kishte vendosur ta bënte, pasi siç tregoi në atë kohë, nuk kishte marrë shumën e premtuar për punën e kryer.
Mënjeherë pas kësaj, Fredi Alizoti u arrestua, ndërsa Albert Veliu, u arratis nga Shqipëria, duke kërkuar azil politik, me pretekstin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, në shtetin hungarez. Por pasi kishte kaluar një vit nga largimi, u vendos që Albert Veliu të ekstradohej nga shteti belg në vendin tonë.

Por çështja nuk mbyllej me kaq. Gjyqi vazhdonte duke përfshirë edhe emra të tjerë. Mes tyre edh eish zv drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ish drejtori i policisë së Fierit, Albert Nushi. Të dy këta të fundit treguan mbi mënyrën se si i njihnin dhe në çfarë rrethanash ishin takuar me Albert Veliun dhe Fredi Alizotin .

Nga ana tjetër, ndryshe nga të gjithë personazhet e tjerë, Gjykata vendosi që Agron Xhafën, vëllain e ish minsitrit të brendshëm, të mos dëshmonte. Por lexoi vetëm deklaratën që ai kishte dhënë përpara prokurorit të çështjes. Duke mos mohuar njohjen personale me Albert Veliun, por duke mohuar kategorikisht që të kishte lidhje me akuzat që bësheshin kundër tij. Sipas Geron Xhafës, të gjitha këto bëhehshin për të dëmtuar imazhin e vëllait të tij, Fatmir Xhafa, nga kundërshtarët politikë.
Edhe Fredi Alizoti dëshmoi me pas, pohoi dhe tha se gjithçka ishte e sajuar dhe me skenar dhe se për këtë kishte marrë një premtim për pagesë prej 100 mijë eurosh, nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Në rrëfimin e tij, ai përfshiu edhe emrin e ish-truprojës së Sali Berishës, Sali Lushajn, i cili me gjasë, do të ishte personi që do tiu dorëzonte paratë, pasi të kryhej puna.
Dëshmi të tilla, bënë që të pandehur për kallëzim të rremë të merreshin edhe gazetari Jetmir Olldashi, që ishte personi që kishte bërë këtë investigim, dhe deputeti i PD, në këtë rast, sipas akuzave, mbante rolin e financuesit, Ervin Salianji.
Ndërsa dosja ishte kaluar në kompetencë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. Në vitin 2019, kjo gjyaktë doli më një vendim për dosjen “Babale”. Duke dënuar me dy vite burg, Fredi Alizotin, një vit burg deputetin Ervin Salianji dhe me 3 vite e 6 muaj burg, Albert Veliu, ndërsa gazetarin Jetmir Olldashi, 100 orë pune me interes public. Edhe Apelin ë atë kohë, la në fuëi këtë masë dhënë nga Shkalla e Parë. Ndërsa deputeti Salianji e vazhdoi për vite me radhë kalvarin dhe luftën me Drejtësinë, der isa mbërritëm në ditën e sotme, ku apeli nuk bëri asgjë ndryshe nga sa bëri me tre të akuzuarit e tjerë.

Ndërkohë të shumta kanë qenë edhe reagimet e bëra në përfundim të procesit gjyqësor. Salianji u shpreh se ky ishte një dënim politik, i paparë në 34 vite demokraci, ndërsa u zotua se do të bënte fushatë edhe nga qelia e burgut. Deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, po ashtu e konsideruan sit ë ashpër dhe të paprecdentë vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit, ndërsa pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, u vendos për reagim të ashpër dhe tubime.
Kryeminstri Rama e konsoderoi si gjë të vënë në vend, duke theksuar se ky ishte shembulli, se kështu do e pësojë, gjithkush që shpif. Nga ana tjetër nuk munguan as paralajmërimet për Kreun e PD, Gazmend Bardhi, i cili po ashtu ka denoncuar publikisht vëllain e kryeministrit Rama, për përfshirjen në rastin e “Xibrakës”, ku u zbulua baza e prodhimit të kokainës.

Referuar ligjit, Ervin Salianji duhet të prangoset menjëherë, pasi kemi të bëjmë me një vendim të formës së prerë.