Dosja ‘5D’, Këlliçi publikon planimetrinë: Ja kompleksi i pallateve të Mariglen Qatos
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë të enjte nga SPAK për dosjen 5 D, ka një kompleks pallatesh në Tiranë.
Këtë fakt e ka zbuluar mbrëmjen e sotme drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Ai publikoi planimetrinë e kompleksit të pallateve, i cili ndodhet pranë ish-Kinostudios.
“Kjo është planimetria e një kompleksi pallatesh që ka ndërtuar Mariglen Qato. Është planimetria e pallateve të tij.
Po ta keni parasysh është pranë Ora Neës dhe Klan Tv. Ajo pjesë, nëse e shihni, leja me firmën e Veliaj është dhënë për tetë kate në qendër dhe shtatë anash. Ju garantoj sot me përgjegjësi që ato zona që thonë 7 kate, janë nga një kat më shumë. Janë cuar të gjithë banorët dhe asksush nuk merrte përgjigje.
Personi që duhet t’i monitoronte është vetë Mariglen Qato. Kompanitë janë të tijat, e dinë të gjithë që është pronar Mariglen Qato”, theksoi Këlliçi