Dosja “5D”/ GJKKO refuzon gjykimin e shkurtuar, SPAK kërkon kohë për dëshmitarët dhe provat
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurit e dosjes “5D”, mes të cilëve Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.
Gjykata ka argumentuar se çështja nuk mund të zgjidhet vetëm me aktet aktuale, duke lënë të hapur vijimin e procesit në formën e një gjykimi të zakonshëm.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar më shumë kohë për të përgatitur listën e dëshmitarëve dhe për të paraqitur provat e reja në proces. Gjykimi për këtë çështje do të vijojë në seancat e ardhshme në GJKKO.