Dosja ‘5D’/ Englantina Zere shpallet fajtore, dënohen dhe katër ish zyrtarë të tjerë për shkelje të barazisë në tendera

Gjykata e Posaçme shpalli fajtore Eglantina Zeren dhe e dënoi me 1 vit burg, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.

Zere në cilesinë e anëtares së komisionit të vlerësimit të ofertave u mor e pandehur në kuadër të dosjes 5D, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, dy ish drejtor të Bashkisë së Tiranës.

Me nga 9 muaj u dënuan edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces, të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie mes të cilëve, Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati.
Ata u gjetën fajtor për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.