Dortmund ‘mbreti i merkatos’, shifra të frikshme fitimesh në 10 vitet e fundit
Borussia Dortmund dështoi për të fituar titullin e Bundesligës, por verdhezinjtë dijnë se si të fitojnë jashtë fushave.
Gjermanët konfirmuan edhe njëherë se janë klubi më i suksesshëm në merkato, me Dortmund që është fituesi i madh në transferimet e lojtarëve në vitet e fundit.
Me largimin e Jude Bellingham drejt Real Madrid, gjermanët e dërguan shifrën e fitimeve nga shitja e lojtarëve të kryera në dekadën e fundit në 684 milionë euro. Xhevahiri anglez do shtojë rreth 140 milionë euro në buxhetin e Dortmund për të qënë lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori.
Ndër shitjet më të shtrenjta janë ato të Ousmane Dembele, i cili firmosi te Barcelona për mbi 135 milionë euro, por edhe Jadon Sancho, që nënshkroi për Manchester United për më shumë se 85 milionë.
Këtyre i shtohen edhe lojtarë si Aubameyang te Arsenali, apo Pulisic nga Chelsea, të dy nga 64 milionë euro. Të ardhura të majme solli edhe largimi i Haaland, 60 milionë euro nga kalimi i tij te Manchester City.
Pra një total prej më shumë se 684 milionë euro, me Dortmund që fiton gjithmonë në merkato. Gjermanët e blenë Bellingham një vit më parë për 29 milionë euro për ta pesëfishuar më pas vlerën e kartonit të tij.