Dorëzuan mandatin e deputetit për bashkinë, ja deputetët e rinj që futen sot në Kuvend
Zgjedhjet lokale të 14 majit do të sjellin në Parlament 4 deputetë të rinj pasi 4 prej ekzistuesve kanë dorëzuar mandatin e deputetit për të kandiduar në zgjedhjet lokale vendore.
Mandatin e Besjan Ajazi, i cili do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit për Partinë Socialiste do ta marrë Shkëlqim Bullari.
Mandatin e dorëzoi edhe Benet Beci, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Shkodrës dhe vendin e tij mund ta zërë Ilir Beqja.
Ndërkaq, të premten, dorëzuan mandatet dy deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi, të cilët do të zëvendësohen në parlament, respektivisht nga Asllan Dogjani dhe Qamil Xhafa.
Pritet që edhe një deputet tjetër të lërë mandatin. Nga foltorja, në Vaun e Dejës do të kandidojë Zef Hila. Mandatin e tij do e marrë Ludovik Hasani.