“Dorëzoni kapelet“. Në përballjen me mazhorancën, protestuesit kërkojnë solidarizimin e forcave të rendit: Bëhuni me qytetarët

Qytetarët të cilët janë mbledhur sot para Kuvendit, në protestën e thirrur nga opozita gjatë përplasjeve me forcat e rendit u kanë bërë thirrjet këtyre të fundit  që të dorëzojnë kapelet dhe uniformat dhe t’i bashkohen nismës së tyre.

Mes brohërimave, protestuesit thërrasin!

Policia, dorëzoni uniformat, dorëzoni kapelet, bëhuni me qytetarët, ne jemi këtu. “Rama ik!”. Poshtë diktatura, poshtë komunizmi, Rama ik! Ai nuk është Parlamenti i shqiptarëve por i kriminelëve. Këtu vendin shqiptarët! Rama ik!”, tha ai.