Prej ditës së djeshme, qendrat e votimit ishin në ruajtje nga Policia e Shtetit. Sot, ato janë dorëzuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për të nisur kështu procesi I votimit nga mbi 20 mijë himarjotët që do të zgjedhin mes Tavos e Gjikurisë, kryetarin e ri të qytetit bregdetar. Votimi ka nisur që prej orës 7:00, ndërsa ende nuk ka pjesëmarrje massive.
Njoftimi i Policisë
Përfundoi në 📍Himarë, dorëzimi i objekteve të përcaktuara si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje që prej mbrëmjes së djeshme. Punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e Qendrave të Votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.
Të gjitha objektet zgjedhore që do të shërbejnë si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje nga shërbimet e Policisë janë dorëzuar në rregull dhe pa probleme mëngjesin e sotëm, nga ana e punonjësve të Policisë, dhe janë marrë në dorëzim nga komisonet përkatëse.
Punonjësit e Policisë, pas dorëzimit të qendrave të votimit janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e Policisë, ku do të qëndrojnë të gatshëm për të ndërhyrë në rast se nga ana e komisioneve të votimit kërkohet ndihma e Policisë. replika