Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij për të garuar si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Demo nuk është i vetmi kryebashkiak socialist që ka marrë këtë vendim. Më herët, dorëheqjen e kanë dhënë edhe Arben Malaj i Matit dhe Tërmet Peçi i Tepelenës.
Të tre ish-kryebashkiakët pritet të jenë në listat e Partisë Socialiste, me synimin për të siguruar një mandat në Kuvendin e Shqipërisë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ