Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i RTSH-së

Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejdi Joti.

Mësohet se dorëheqja e tij ka ardhur pasi pritet të marrë postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.