Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Pas dy vitesh në krye të shtetit të shtetit, Muhamet Rrumbullaku i dorëzuar ministrit të Brendshëm dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.

Kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjet e drejtuesve të saj, në bazë të ligjit të ri.

Ministria Ndërkaq në Brendshëm Ervin Hoxha do të mbledhë nesër në orën 10:00 të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtoritë e përgjithshme të shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Nesër ministri i Brendshëm në mbledhjen e thirrur do të njoftojë hapjen e garës për konkursin për zgjedhjen e drejtorit të ri me konkurim sipas ligjit të ri të policisë që ka hyrë në fuqi, ku do të aplikojnë disa kandidatë dhe më pas komisioni bën zgjedhjen.

Drejtori aktual Rrumbullaku është ende në detyrë por ka vendosur që të mos konkurrojë. Pas hapjes së garës dhe aplikimit të kandidatëve, Rrumbullaku do të largohet nga detyra.

Muhamet Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Politike” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungarisë.

Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.