Dorëheqje për humbjen e bashkive? Berisha: Nuk tërhiqem kurrë para krimit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në konferencë për mediat për të folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. I pyetur për humbjen në Shkodër, nëse mban përgjegjësi dhe nëse do të japë dorëheqjen, Berisha tha se nuk tërhiqet kurrë para bandave dhe krimit shtetëror dhe jo shtetëror.
Berisha: Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë, Sali Berisha nuk tërhiqet kurrë para krimit
Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë.
Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara.
Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë.
Unë kurrë nuk tërhiqem para bandat të krimit shtetëror dhe joshtetëror.
Shkodran është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës.
Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë.
Kjo është përgjigjia ime për ju.