Dorëheqje masive në Bashkinë e Vlorës, del lista me 21 drejtorë që lanë postet pas ultimatumit të Ramës

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Vlorës pas vizitës së fundit të Kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një takimi me drejtuesit vendorë dha një ultimatum të qartë për reformim dhe analizë të thelluar të punës në administratën vendore.

Menjëherë pas largimit të tij nga ambientet e institucionit, Kryebashkiaku Ermal Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit e drejtorive dhe, sipas burimeve nga brenda Bashkisë, ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre. Kjo lëvizje vjen si pjesë e një procesi pastrimi dhe rivlerësimi të performancës në nivel vendor, që është iniciuar nga kreu i qeverisë.

Lista me emrat e 21 drejtuesve të drejtorive të dorëhequr:

1. Zambak Selmanaj – drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikës

2. Olsi Durrolli – drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë

3. Dorjan Demiri – drejtor i Përgjithshëm Juridik

4. Kozma Mali – drejtor i Financave

5. Emiljano Ismalili – ish-drejtor i Policisë Bashkiake (i dorëhequr më herët)

6. Sokol Kananaj – drejtor i Tatimeve pranë Bashkisë

7. Jovan Jaupaj – drejtor i Aseteve

8.Arlinda Tepelena – drejtoreshë e Turizmit

9.Dorjan Xhelili – drejtor i NSHP

10. Francesko Tozaj – drejtor i Pastrimit

11.Endri Rrokaj – drejtor i Gjelbërimit

12.Anila Hitaj – drejtoreshë e Shtëpisë së Foshnjës

13.Irena Stasa – drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë

14.Elida Grabova – drejtoreshë e Shtëpisë për Personat me Probleme Mendore

15.Lorela Ballaj – drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijëve me Aftësi të Veçanta

16.Ardian Vreshtazi – drejtor i Emergjencave Civile

17.Sokol Toto – drejtor i Teatrit “Petro Marko”

18.Genci Demiraj – drejtor i Pallatit të Kulturës

19.Laura Brinja – drejtoreshë e Burimeve Njerëzore

20.Igli Zahaj – ish-drejtor i IMT (i dorëhequr më herët)

21. Elona Merkaj – drejtoreshë e Pallatit të Sportit

Kjo lëvizje është pjesë e një reforme të thellë të lajmëruar nga Kryeministri Rama, i cili ka ngritur dy grupe pune për të ndjekur procesin e analizës dhe përzgjedhjes së drejtuesve të rinj.

Grupet e punës janë si më poshtë:

-Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, ka për detyrë analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve lokalë. Secili prej drejtuesve të rinj që do të emërohet, do të kalojë në një periudhë prove prej 3 muajsh për të dëshmuar aftësitë dhe angazhimin në detyrë.

-Grupi i dytë, i përbërë nga Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, do të shqyrtojë dhe propozojë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të drejtorive në Bashkinë e Vlorës.

Kryeministri Rama ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, ndërsa zëvendësimet të jenë të bazuara mbi kritere meritokracie dhe kontribute konkrete.