Dorëheqje dhe shkarkime në Bashkinë Kukës – Largohen 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë pas urdhrit të Ramës
Pas afatit të vendosur nga kryeministri Edi Rama për ristrukturimin e administratës vendore, edhe në Bashkinë e Kukësit janë ndërmarrë masa të menjëhershme. Zyrtarisht, janë larguar nga detyra 14 administratorë të njësive administrative dhe dy nënkryetarët e bashkisë, Agron Nuredinaj dhe Vladimir Spahiu.
Sipas njoftimit të Bashkisë Kukës, ky vendim është marrë pas një analize të thelluar të performancës në terren, ku janë konstatuar mangësi serioze në disa sektorë të shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Puna e institucionit do të vijojë me fokus të shtuar në përmirësimin e treguesve të performancës, me synimin për të garantuar cilësi dhe shërbim më të mirë për çdo qytetar,” thuhet në deklaratën zyrtare të bashkisë.