Dorëheqja e Rumbullakut/ Ministri Ervin Hoxha mbledh vartësit
Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga kreu i Policisë së Shtetit dhe këtë kërkesë ia ka dorëzuar Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Sipas informacioneve pritet që vendin e tij si i komanduar në krye të Policisë ta zërë Sokol Bizhga.
Aktualisht Bizhga është zëvendësdrejtor dhe do të qëndrojë në këtë pozicion deri në zgjedhjen e drejtorit të ri me konkurs.Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të mbledhë paraditen e kësaj të premteje të gjithë vartësitë e tij, drejtuesit e policive në qarqe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.
Në mbledhje pritet të jetë edhe Rrumbullaku pavarësisht se ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga kupola e Policisë së Shtetit. Muhamet Rrumbullaku u emërua në krye të Policisë së Shtetit më 7 shtator 2022, duke zëvendësuar në këtë post Gledis Nanon. Tashmë kandidatët që pritet të marrin drejtimin e Policisë së Shtetit do duhet të kalojë në filtra të hollësishme.