Kryeministri Edi Rama ka ndarë një album me foto nga Samiti i Samiti i Komunitetit Politik Europian, teksa Shqipëria mori stafetën e mikpritësit.
Rama shkruan se është një tjetër dite domethënëse e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Në album nuk mungojnë fotot me kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila i ka mbështetur ngrohtësisht dorën në sup apo takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili shihet duke pirë çaj pranë tij.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ