“Donte të më fejonte me një emigrant në Itali! Djali nuk ishte në nivelin tim”/ Zbardhet dëshmia e studentes që vrau të atin

Zbulohet dëshmia e 19 vjeçares e cila u arrestua pasi ka pranuar se ka vrarë të atin.

“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava” mësohet të ketë thënë  Hygerta Metanë polici, informon gazetari Aldo Mustafa.

Vajza ishte studente në Tiranë në administrim biznes.