“Donald Trump triumfoi”, Berisha uron republikanin: SHBA dhe aleatët janë më të sigurt

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka uruar republikanin Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha e nis duke shkruar “Donald Trump triumfoi!”

Ndër të tjera kryedemokrati shprehet se me Presidentin Donald Trump, SHBA, aleatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurt se kurrë më parë.

Donald Trump triumfoi!

Kombi i madh amerikan në zgjedhjet e tij më historike riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë, President të 47-të të SHBA, Zotin Donald Trump. Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre. Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aletatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë. Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros.

Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera.

Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre!”, shkruan Berisha.

Check Also

Abuzoi me fondet dhe punësoi të fejuarat e djemve të tij, dërgohet në gjyq ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Nikoll Dedën, akuzohet për shpërdorim detyre. Ish-kreu i Urdhrit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *