Donald Trump tarifa shtesë me 10% për mallrat kineze duke filluar nga 4 marsi

Presidenti Donald Trump njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa shtesë prej 10% për mallrat kineze duke filluar nga 4 marsi dhe konfirmoi se taksat ndaj Kanadasë dhe Meksikës gjithashtu do të hyjnë në fuqi në atë datë.

Duke akuzuar tre vendet për lehtësimin e hyrjes së drogës fentanyl në SHBA, Trump deklaroi në llogarinë e tij në mediat sociale Truth Social se “për sa kohë që kjo fatkeqësi vazhdon dhe nuk kufizohet seriozisht, tarifat e shpallura (kundër Kanadasë dhe Meksikës) do të hyjnë në fuqi më 4 mars, siç ishte planifikuar, dhe “një tarifë shtesë 10% në Kinë do të vendoset gjithashtu në të njëjtën datë”.
Produktet kineze tashmë janë vënë në shënjestër që nga fillimi i shkurtit me tarifa shtesë prej 10%, të cilave Pekini iu përgjigj me taksa shtesë ndaj eksporteve amerikane.

Në lidhje me Kanadanë dhe Meksikën, Donald Trump kishte premtuar gjithashtu të vendoste tarifa prej 25% në fillim të shkurtit për eksportet e tyre për shkak të imigrimit të parregullt dhe kontrabandës së fentanilit, një analgjezik opioid që shkakton vdekje në SHBA.

Ai bëri një kthesë 180 gradë pak orë para zbatimit të tyre, duke siguruar se kishte marrë angazhime nga të dy vendet dhe po u jepte pezullimin e tarifave prej 30 ditësh.

Trump akuzon gjithashtu Kinën për mosveprim përballë prodhimit vendas të kimikateve.

Ai gjithashtu konfirmoi dje se tarifat “hakmarrëse” ndaj partnerëve tregtarë amerikanë do të zbatohen nga 4 prilli.