Donald Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për rikthimin e pipëzave plastike në SHBA

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që rikthen përdorimin e pipëzave plastike në institucionet shtetërore amerikane. Urdhri ndalon përdorimin e pipëzave dhe kashtave prej letre nga agjencitë qeveritare, duke theksuar problemet që sipas tij lidhen me funksionalitetin e tyre.

“Këto gjëra nuk funksionojnë,” tha Trump, duke iu referuar pipëzave prej letre. “I kam përdorur shumë herë dhe herë prishen, herë thyhen. Nëse diçka është e nxehtë, ato nuk zgjasin shumë, disa minuta, ndonjëherë disa sekonda. Është qesharake, kështu që ne i kthehemi pipëzave plastike.”

Ekipi i Trump po përgatit gjithashtu një strategji kombëtare për ndalimin e pipëzave dhe kashtave prej letre, të cilat, sipas tij, kanë rezultuar të paefektshme dhe të papërshtatshme për përdorim të përditshëm.