Ish-presidenti Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë, duke kërcënuar se do të shkarkojë një numër të madh agjentësh të FBI-së të përfshirë në hetimet për sulmin në Kapitol më 6 janar. Ai i cilësoi disa prej tyre si të korruptuar dhe premtoi se shkarkimi i tyre do të ndodhë së shpejti.
“Do t’i shkarkoj disa prej tyre sepse janë të korruptuar. Nuk kam dyshim për këtë. Kam mësuar shumë për këtë punë dhe këtë botë. Kishim disa agjentë të korruptuar dhe ata njerëz janë larguar, ose do të largohen. Kjo gjë do të ndodhë shpejt,” tha Trump.
Gjithashtu, Trump mbrojti grupin e inxhinierëve të rinj që Elon Musk ka vendosur në kompaninë Doge, duke i cilësuar si të rëndësishëm për çmontimin e korrupsionit.
“Jam shumë krenar për punën që ky grup i ri, por me njerëz shumë të mençur, po e bën,” deklaroi ai. “Ata po e bëjnë këtë me insistimin tim. Do të ishte më e lehtë të mos e bënin, por ne duhet të çmontojmë disa nga këto sisteme për të zbuluar korrupsionin.”
Nga ana tjetër, demokratët kanë reaguar ashpër ndaj këtyre përpjekjeve. Ata akuzojnë Musk dhe ekipin e tij për rrezikimin e privatësisë së qytetarëve amerikanë dhe për akses të papërshtatshëm në sisteme të ndjeshme të qeverisë.
Debatet rreth këtyre deklaratave pritet të përshkallëzohen, duke e thelluar përplasjen mes Trump, mbështetësve të tij dhe kundërshtarëve politikë.