Donald Trump i është përgjigjur sulmeve politike nga ish-presidenti amerikan Barack Obama

Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk ka humbur  kohë dhe i është kundërpërgjigjur ish-kreut të Shtëpisë së bardhë Barack Obama  pas komenteve të një natë më parë në Konventën Kombëtare Demokratike.

DONALD TRUMP-ISH-PRESIDENT I SHBA-SE: A e keni parë Barack Hussein Obamën duke bërë disa sulme? Ai po sulmonte presidentin tuaj. Po ashtu edhe Michelle. Ata gjithmonë thonë, Zotëri, ju lutemi  mos e ktheni personale  dhe të merremi me politikë,  megjithatë ishin  ata   që  e kthyen në personale.

Trump foli  për mbështettësit e tij nga pas një xhami antiplumb që formonte një mur mbrojtës rreth skenës, ndërsa snajperët ishin vendosur në çati, pjesë e masave të shtuara të sigurisë që synonin ta mbanin të sigurt pas sulmit të 13 korrikut në Pensilvani.

Po masat e sigurisë, ai i theu pak më vonë kur shkoi për të përshëndetur një mbështetës të tij të cilit I ra të fikët. Nga foltorja, Trump bëri thirrje që mjekët ta ndihmojnë atë dhe më pas  shkoi vetë drejt personin që i ra të fikët, një veprim që u mirëprit nga audience. Ndërkohë,  më herët kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump tha se rivalja e tij demokrate, Kamala Harris nuk pranon te marrë pjesë në një debat më 4 shtator.