Donald Trump dhe Melania në një vallëzim mahnitës pas inaugurimit si president
Donald Trump dhe Melania Trump kanë vijuar traditën e vallëzimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara me zonjën e parë pas ceremonisë së betimit në Kapitol. Çifti presidencial performoi një kërcim magjepsës në balon e Komandantit të Përgjithshëm, duke u bërë kështu pjesë e një momenti të paharrueshëm pas marrjes së detyrës nga Trump.
Melania ishte mahnitëse në një fustan bardh e zi me supet zbuluar, duke tërhequr vëmendjen me elegancën e saj, ndërsa Donald Trump ishte i veshur me një smoking të zi, duke rrezatuar stil dhe prestigj. Pas vallëzimit të tyre, Donald Trump i shoqëruar nga nënpresidenti JD Vance, ka prerë një tortë, duke mbajtur dy shpata në dorë, për të përfunduar një traditë të rëndësishme të inaugurimit presidencial.
Kur ceremonia e prerjes së tortës u përmbyll, altoparlantët lëshuan këngën “YMCA”, e cila është një himn simbolik për Trump, me presidentin që lëvizte në ritmet e saj, duke shtuar një moment më shumë për të mbajtur në mendje këtë ditë të rëndësishme.
Në një video-telefonatë që Trump pati gjatë festimeve, ai bëri një shaka me ushtarët amerikanë të stacionuar në Korenë e Jugut. “Çfarë po bën Kim Jong Un?” pyeti ai me humor, duke shtuar: “Kam pasur një marrëdhënie mjaft të mirë me të, por ai është një arrë e vështirë për t’u goditur.”
Ky moment ka qenë një pjesë e rëndësishme e ngjarjeve që shënojnë fillimin e mandatit të ri presidencial, i shoqëruar me momente argëtimi dhe humor të veçantë, për të festuar një ngjarje historike për SHBA-në.