Një 26-vjeçar nga Hasi ka humbur gjatë një ekspedite gjuetie në malin e Pashtrikut. I riu ka kaluar natën në mal, dhe rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë familjarët, por terreni i vështirë dhe koha e keqe me borë kanë bërë të pamundur lokalizimin e tij.
Ai ka dalë për gjueti gjatë ditës së djeshme dhe që nga mesnata nuk ka pasur më asnjë kontakt.
Forcat e Kërkim Shpëtimit të Kosovës, së bashku me policinë e Hasit, janë angazhuar në operacionin e kërkimit, duke krehur zonën e malit të Pashtrikut për të gjetur të riun. Kërkimet vazhdojnë ende në terren.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ